07 Janar 2025

Gjermani me zemër shqiptare

Munhen, Gjermani, 16 janar - Nuk është vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po e përkrah Kosovën dhe shqiptarët që të ecin përpara dhe të zhvillohen. Nëse kancelarja gjermane Merkel përkrah Kosovën në aspektin politik, një qytetar gjerman ka vendosur që ta përkrah dhe prezantojë Kosovën në mënyrën e vet. Por një gjë tek ai dallon te promovimi, pasi ai në trupin e tij ka vendosur që ta ketë tatuazh shqiponjën dhe jo ndonjë simbol që lidhet me realitetin e ri në Kosovë.

Albanicshe Bavarie

Në qytetin e vogël Kaufbaeren në Republikën e Bajernit, qytetari gjerman Michael Nitsch, duke e ndjerë dashurinë ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës, ka vendosur që në trupin e tij ta bëjë tatuazh shqiponjën dykrenare. Ai këtë e ka bërë duke ndjerë shumë dashuri për shqiptarët, e veçanërisht për Kosovën. Edhe pse Kosova, ka krijuar realitet të ri duke përfshirë stemën dhe simbolet, ai thotë se Kosova ka qenë e shqiptarëve dhe se më shumë i do simbolet që janë të lidhura historikisht me shtetin tonë.

Facebook dhe shqiponja

Nitsch në profilin e tij në Facebook ka vënë flamurin shqiptar. Sipas tij, profili me shqiponjë tregon dashurinë që ka ai ndaj flamurit shqiptar e veçanërisht ndaj popullit shqiptar të Kosovës. “Secili në internet, apo edhe në facebook mundohet që të prezantojë diçka që i lidhet më ndonjë gjë e dikush e vendos edhe foton e vet. Unë personalisht mendoj që në profilin tim në facebook ta prezantojë shqiponjën dhe jam shumë krenar që e bëjë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Dashuria për historinë shqiptare

Ai ka lexuar dhe dëgjuar se çfarë ka ndodhur në Kosovë për shumë vjet. Nitshc ka lexuar edhe për të bëmat e luftërat e Skënderbeut kundër ushtrisë osmane. “Unë kam parë shumë filma që kanë të bëjnë më luftërat e shqiptarëve ndaj të huajve, prandaj kam vendosur që shumë të lidhem më këtë popull të vogël, por bujar”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, të gjithë shqiptarët ku do që janë, duhet që të krenohen me Skënderbeun sepse ai është njëri ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar në historinë e mesjetës.

Gjuha shqipe shumë e vështirë

Megjithëse ka shumë dashuri për gjuhën, kulturën dhe traditën e shqiptarëve, Nitsch ende nuk ka arritur që të mësojë shumë fjalë të gjuhës, të cilën e adhuron shumë. Ai beson se në një të ardhme jo të largët do të flas shqip, pasi këtë e ka synim. Por edhe ai si shumë të tjerë që nga fillimi kanë parë se gjuha shqipe është shumë e vështirë pasi ka 36 shkronja dhe shumë komplikime gramatikore. “Dëshira ime është që unë si gjerman, duke e ndjerë dashurinë për gjuhën shqipe, në një të ardhme jo të largët të mund të komunikoj shqip. Kjo është njëra nga dëshirat e mia që dua ta plotësoj”, ka theksuar ai.
Ajo që po i ndihmon të mësoj fjalë shqipe në këtë kohë është muzika shqip, të cilën Nitschi po e dëgjon çdo ditë e më shumë.

Muzikën shqipe e do me zemër

Nitschi çdo ditë është duke u familjarizuar me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Ai thotë se ka shumë shqiptarë në shumë vende, por më shumë ai është i lidhur më Kosovën. “Unë më shumë jam i lidhur me shqiptarët e Kosovës, ngase ata më shumë kanë vuajtur dhe më shumë ka tregime nga ta, në të gjitha segmentet e jetës”, është shprehur ai.
Nitschi ka treguar se dëgjon shumë muzikë shqip, e në veçanti këngët me motive nga historia e Kosovës dhe shqiponja kuq e zi. “Çdo ditë unë e përcjell se çfarë muzike del në treg. Atë e dëgjojë me zemër, por edhe nga muzika mundohem të përfitoj dhe të mësoj ndonjë fjalë shqip”, ka theksuar ai.

I çuditur me Hitler Kosovën

Gjermani me zemër shqiptari, siç ka dëshirë të quhet e ka parë se në Kosovë një qytetar shqiptar po identifikohet si Hitleri. “Jam shumë më i çuditur, kur e kam parë se një person nga Kosova e ka pamjen e Hitlerit”, ka thënë ai. (Afet Bela, Gazeta "Epoka e Re")

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)