Gjermani, fillon numërimi i popullsisë
Berlin, 9 maj - Pas më shumë se 20 vjetësh në Gjermani fillon një numërim i ri i popullsisë. Rreth 10% e më shumë se 80 milionë qytetarëve gjermanë do të intervistohen direkt nga 80.000 anketues në një sondazh përfaqësues.
Veç kësaj rreth 17,5 milionë pronarë shtëpish dhe banesash duhet të mbushin një pyetsor. Njëkohësisht të dhëna të caktuara për të gjithë qytetarët do të grumbullohen nga regjistrat e komunave dhe dosjet e Agjencisë Federale të Punës.
Me regjistrimin e popullsisë synohet në radhë të parë të llogaritet numri i saktë i njerëzve që jetojnë në Gjermani. Prej kësaj varen ndër të tjera ndarja e qarqeve zgjedhore dhe e mjeteve financiare shtetërore. Rezultatet e para priten në fund të vitit 2012.
Regjistrimi i fundit në ish-Republiken Federale gjermane është mbajtur në vitin 1987, shoqëruar nga protesta të ashpra. Në ish-RDGJ regjistrimi i fundit i popullsisë është mbajtur në vitin 1981.