13 Janar 2025

Gjermanët të kënaqur nga anëtarësimi në BE

Berlin,11 janar - Kurrë më parë gjermanët nuk kanë qënë kaq të shumtë në numër në idenë se vendi i tyre ka më tepër përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, citon një sondazh i publikuar të premten, teksa euroskepticizmi po fiton terren në shumë vende në Evropë.

Dyzet për qind e gjermanëve u shprehën me bindje se Gjermania ka përparësi si anëtare e BE-së, ndërsa 19 për qind u shprehën kundër, pasi anëtarësimi shkakton më shumë probleme, sipas sondazhit “Deutschlandtrend” për kanalin televiziv publik \"ARD\".

Në mars 2010, vetëm 25 për qind e të intervistuarve mendonin se BE-ja përbënte avantazh për Gjermaninë dhe 27 për qind mendonin të kundërtën.

”Rezultatet e këtij sondazhi janë padyshim nga situata e mirë ekonomike e Gjermanisë, ndërsa papunësia ka shënuar treguesit më të ulët”, vlerëson ARD në një deklaratë.

Anketimi është kryer në datat 6 dhe 7 janar me pjesëmarrjen e 1004 personave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)