Gjermanët nuk duan njohje të Kosovës për BE
Duke komentuar deklaratat e parlamentarëve gjermanë, të cilët thanë se Serbia pa e njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE, Djelic tha se ata thjeshtë janë të autorizuar për të shprehur mendimin e tyre në nivelin e ambasadorëve gjermanë.
Qëndrimi i Gjermanisë, kur do të ketë një marrëveshje mes të djathtës dhe të majtës, është se Serbia duhet ta ketë vendin në BE. Gjermania është vendi i parë me më shumë donacione për vendin tonë, me rreth 1 miliard euro për dekadën e fundit. Dhe është mirë që kemi pasur një vizitë nga aq shumë zyrtarë gjermanë, në prag të vizitës së Angela Merkel në gusht.
Ajo që është thënë për kinse njohjen e pavarësisë së Kosovës janë vetëm disa elemente për të mos penguar bisedimet për anëtarësim që fillojnë në fund të vitit, tha Djelic për B92.