17 Maj 2024

Gjermanët mendojnë së Greqia nuk ka të ardhme në Eurozonë

Berlin, 8 nëntor - Dy në tre gjermanë ose 68 për qind e të pyeturve mendojnë se Greqia nuk ka të ardhme në zonën euro, njofton një sondazh i publikuar të dielën nga e përjavshmja "Focus".

Pyetjes "A mendoni se Greqia ka ende një të ardhme në zonën euro", 68 për qind e 1007 personave të pyetur iu përgjigjën jo dhe 27 për qind po.

Ky sondazh u realizua të mërkurën dhe të enjten, domethënë të nesërmen e njoftimit të habitshëm të kryeministrit grek Jorgos Papandreu për mbajtjen e një referendumi në vendin e tij dhe përpara se ai ta tërhiqte këtë ide.

Pasiguria politike arriti kulmin dhe liderët evropianë përmendnin gjithmonë e më hapur daljen e Greqisë nga euroja.

Përveç kësaj, 71 për qind e gjermanëve dëshirojnë të pyeten në rast se merren vendime të tjera të rëndësishme për zonën euro që përfshijnë Gjermaninë, njofton një sondazh tjetër i publikuar sot nga "Bild".

Që prej fillimit të krizës greke, opinioni publik gjerman është i tërhequr lidhur me ndihmën për këtë vend, duke theksuar se është mashtruar. Shtypi gjerman e ngriti përsëri tonon sot, duke kritikuar hapur zhillimet e krizës.

"Dhe tani, arin tonë!", ishte titulli kryesor i "Frankfurter Allgemeine Zeitung" sipas të cilës liderët e G20-s kërkojnë që edhe rezervat e valutave dhe metalet e çmuara të vihen në dispozicion të bankave qendrore, Bundesbank në veçanti, për të kontribuar në shpëtimin e euros, gjë që një zëdhënës i qeverisë gjermane e përgënjeshtroi të shtunën në mbrëmje.

"Kancelarja Angela Merkel ka luajtur me suksesin e rolit të sherifit gjatë samitit të G20-s. Kur do ta fundosë më në fund Greqinë?", shtron pyetjen e përditshmja "Die Welt".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)