13 Janar 2025

Gjeorgji, fundi i epokës Saakashvili

Tbilisi, 27 tetor - Giorgi Saakashvili, lideri historik largohet nga pushteti pas zgjedhjeve te se dieles, Gjeorgjianët i drejtohen të dielën kutive të votimit, në zgjedhjet e përgjithshme që do t’i japin fund dekadës së drejtimit të vendit nga pro-perëndimori Mikheil Saakashvili.

Favoriti midis 23 kandidatëve të regjistruar në zgjedhje është një aleat i kryeministrit Bidzina Ivanishvili, një kundërshtar i ashpër i Saakashvilit.

Pas këtyre votimeve do të hyjnë në fuqi disa ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë ndjeshëm pushtetin e presidentit.

Saakashvili nuk mund të konkurronte përsëri pasi ligji detyron presidentin të largohet pas dy mandateve 5-vjeçare.

Ndonëse një president me prirje pro-perëndimore, ai mbahet mend për disa vendime populiste dhe për luftën në të cilën zhyti vendin në vitin 2008 kundër Rusisë.

Sipas sondazheve, fituese në këto zgjedhje do të dalë një filozof dhe ish-ministër i Arsimit, Giorgi Margvelashvili, një anëtar i koalicionit politik të kryeministrit.

Përballë tij, rivali më i fortë është David Bakratze, i cili përfaqëson Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare të Saakashvilit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)