26 Dhjetor 2024

Gjeliç: S`e njohim pavarësinë e Kosovës

Beograd, 17 qershor - Zëvendëskryeministri serb Bozhidar Gjeliç ka përseritur sërish qëndrimin e Serbisë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjeliç ka deklaruar se Beogradi shpreson që në procesin e bisedimeve me Prishtinën të arrihet një zgjidhje e përbashkët ndërsa ka shtuar se kjo zgjidhje duhet të gjendet para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë në qarqet serbe po qarkullon ideja e ndarjes së Kosovës, si një zgjidhje e arsyeshme për faktin se Beogradi s`mund të qeverisë më në zonat e shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)