25 Dhjetor 2024

Gjeliç: Pa një zgjidhje për Kosovën, s`ka BE për Serbinë

Beograd, 6 maj - Zëvendëskryeministri i qeverisë serbe, Bozhidar Gjeliç, pranon se pa një zgjidhje për Kosovën, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE.

“Duhet thënë se Serbia për të hyrë në BE patjetër duhet të gjejë një zgjidhje rreth Kosovës. Ajo nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe me politikën shtetërore. Kompromisi është në interes, jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të Evropës e cila është e ndarë për sa i përket çështjes së Kosovës”, është shprehur Gjeliç në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti.

Ndërsa sa i përket marrjes së statusit të kandidatit, sipas Gjeliçit, kjo varet nga dy çështje - raportit të kryeprokurorit të Hagës, Serge Brammertz dhe programit të reformave që duhet zbatuar në Serbi.
 

“Në vendet e mëdha evropiane, madje edhe në Uashington, është i dukshëm ndryshimi i atmosferës pas gjithë asaj që po ndodh në Kosovë: zgjedhjet, raporti i Martyt për trafikim organesh. Tani me shumë vëmendje dëgjohen argumentet tona rreth domosdoshmërisë së një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën”, ka deklaruar Gjeliç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)