Gjeliç: Kosova përdoret për anëtarësimin e Serbisë në BE
Prishtinë, 16 gusht - Një numër i vogël, por me ndikim i vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur ta përdorin aplikimin e Serbisë për anëtarësim në union, si mjet presioni ndaj Serbisë, në prag të debatit për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç.
Ai shtoi se disa vende kanë filluar ta lidhin integrimin evropian me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Një politikë e tillë sipas Gjeliq, është e gabuar dhe mund të ngadalësojë gjithë procesin e integrimit evropian, çfarë mund të destabilizojë gjithë rajonin dhe jo vetëm Serbinë.
Ai ka shtuar se aplikimi i Serbisë për anëtarësim do të diskutohet nga Brukseli në fund të vitit e jo në shtator siç pritej.