11 Janar 2025

Gjasat e vogla për heqjen e vizave për Kosovën para vjeshtës

Prishtinë, 2 qershor - Shtetet anëtare të BE-së nuk duan që të marrin vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, Turqinë dhe Ukrainën, para se Parlamenti Evropian të miratojë ndryshimet që do të mundësojnë rivendosjen me procedurë të përshpejtuar të regjimit të vizave në rast të keqpërdorimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Për këta mekanizma vendet anëtare kishin rënë dakord në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve anëtare para dy javësh në Bruksel. Por, për të hyrë në fuqi ata mekanizma duhet të marrë vendim edhe Parlamenti Evropian, ndërkohë që në Parlament sapo ka nisur procedura.

Disa shtete anëtare druajnë se mund të bëhen ndryshime në Parlamentin Evropian, prandaj nuk nxitojnë me heqjen e vizave për Kosovën dhe vendet e tjera, pa qenë të sigurt se do të jenë në gjendje t’i rikthejnë shpejt vizat në rast nevoje.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)