22 Dhjetor 2024

Gërvalla viziton Qendrën Përkujtimore të Holokaustit në Jeruzalem

Jeruzalem, 9 maj - Në vazhdim të vizitës në Izrael, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jeruzalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit, të dokumentuar në mënyrë shumë mbresëlënëse në këtë qendër përkujtimore.

Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysëm fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokaustit

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)