23 Dhjetor 2024

Gërvalla përuron qendrën Illyria të komunitetit shqiptar në New York

New York, 20 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), mori pjesë të dielën në ceremoninë e hapjes së qendrës “The Illyria Community and Wellness Center” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronks të New Yorkut, e organizuar nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të New Yorkut.

Prerja e shiritit u bë së bashku me Gjonaj dhe me Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës në Senatin Amerikan.


Gjatë fjalës së tij, Schumer vuri në pah rëndësinë e komunitetit shqiptar në Amerikë.

Gjatë një bisede të shkurtër ministrja Gërvalla falënderoi Schumer për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm të Senatit Amerikan për Kosovën, dhe i përcolli mesazhin që qeveria e re e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, por me Senatin në veçanti.

Ajo e falënderoi Schumer edhe për mbështjetjen që ai personalisht i ka dhënë komunitetit shqiptar në New York dhe e ftoi për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt.

Gjatë manifestimit solemn të mbajtuar më pas, dhe në të cilin merrnin pjesë kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëudhëheqës i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit; Vedat Gashi, ligjvënës i Këshillit Bashkiak në Uestsçester; dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar në New York, ministrja Gërvalla ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i përgëzuar për investimin dhe krijimin e mundësive të reja për mërgatën në ShBA, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për të marrë pjesë në një sërë programesh rekreative, si dhe për tu takuar mes vete, e për të forcuar bashkëpunimin.

“Ne si Qeveri e re e Republikës së Kosovës po angazhohemi shumë që të krijojmë klimën e përshtatshme për të gjithë investitorët që duan të vijnë dhe të hapin bizneset e tyre."

"Andaj jam shumë e kënaqur që sot personalisht mund të ju ftoj të konsideroni Kosovën si destinacion për investimet tuaja në të ardhmen”, theksoi ajo, duke i njoftuar se sundimi i rendit dhe ligjit është prioritet i qeverisë së tanishme si një prej faktorëve vendimtar për të krijuar një ambient të përshtatshëm në këtë drejtim.

Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin esencial të mërgatës në ShBA për të ndihmuar Kosovën në periudhat më vendimtare.

Duke qenë pjesë e mërgatës për shumë vite, Gërvalla theksoi ndër të tjera se e dinë shumë mirë rëndësinë e transmetimit të elementeve kulturore e posaçërisht gjuhën amtare tek brezat e rinj.

“Është letërsia jonë, muzika, historia e lashtë, gjithashtu mirësia, mikpritja jonë dhe qasja shumë njerëzore ndaj njëri- tjetrit, po edhe ndaj të huajve, që na bën më të veçantë midis kombeve të ndryshme në rajon dhe në mbarë botën”.

Gjithashtu, Gërvalla ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në proces të hartimit të një strategjie për diasporën, e cila do të institucionalizoj relacionet mes bashkëatdhetarëve dhe shtetit të Kosovës. Përmes saj, tha ajo, do të arrihet që të krijohet një bashkëpunim më i strukturuar dhe më i fortë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)