13 Janar 2025

George Bush fiton çmimi për liri dhe drejtësi

Washington, 4 dhjetor - Fondacioni Lyndon B. Johnson i ka ndarë ish-presidentit amerikan George H.W. Bush çmimin vjetor për shërbimet e tij në të mirë të publikut dhe karrierën qeveritare.

Bushi pranoi çmimin për Liri dhe Drejtësi për të Gjithë, të martën në zyrën e tij në Houston, Texas.

Ky fondacion ka thënë përmes një deklaratë për shtyp se Bush personifikon vizionin presidencial të bashkëkombasve të tij nga Teksasi për Amerikën.

Dy vajzat e Johnsonit, Luci Baines Johnson dhe Lynda Johnson Robb, kanë marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimir për Bushin dhe gruan e tij Laura.

Kjo është hera e dytë që ky fondacion ndan një çmim të tillë.

Laureati i parë ishte përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Lewis, demokrati nga Gjeorgjia, që njihet si aktivist i fuqishëm për të drejtat e njeriut.
04 dhjetor 2013E mëparshmeE ardhshmja

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)