05 Maj 2024

George Bush do ta njihte Kosoven me 2007

Prishtinë, 20 nëntor - Ish kryediplomatja amerikane përshkruan në një pjesë të librit periudhën e negociatave për statusin e Kosovës, i cili thotë se çoi në një propozim të njohur si plani i Ahtisaarit që rekomandoi pavarësi për kosovarët.

Rice thotë se nga fundi i verës 2007 kosovarët po shqetësoheshin gjithnjë e më shumë rreth statusit, ndërkohë që edhe Beogradi mund të synonte aneksimin pak nga pak të një të tretës së Kosovës atje ku jetonin serbët radikalë.

“Unë bëra trysni tek evropianët që të vepronin dhe qëllimi ynë ishte ta njohim shtetin e ri bashkë me ta dhe me sa më shumë vende të tjera.Francezët dhe gjermanët zvarritnin punë duke shpresuar se Moska do të ndërronte mendjen.\"

\"Kur në mes të qershorit Franca kërkoi edhe një muaj, presidenti (Bush) u zemërua pamasë. Presidenti e thirri (Vlladimir) Putinin dhe ai ju përgjigj njëjtë me atë që më kishte thënë edhe mua (Sergej) Lavrov. “Ne pranojmë çdo gjë që pranojnë serbët,” kishte thënë Putin.

Me tej Rice shpjegon se si në samitin e G 8-tës në Gjermani presidenti Nicolas Sarkozy kishte kërkuar negociata edhe për 120 ditë.

“Pas samitit më 9 qershor Presidenti Bush në një konferencë për shtyp në Romë bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Ai të nesërmen në Shqipëri përsëriti mbështetjen e tij për pavarësinë dhe planin Ahtisaari.”

“Vetëm edhe një muaj,” më tha presidenti shkruan Rice, dhe pastaj do t’a njohim (Kosovën), qoftë edhe të vetëm nëse duhet ta bëjmë. Unë ju kam premtuar dhe këtë duhet ta përmbushim.” Më vonë presidenti Bush ishte pajtuar me shtyrjen edhe për 120 ditë me kushtin që kjo do të

ishte shtyrje e fundit. “Më 18 shkurt 2008, ne zyrtarisht njohëm Kosovën ashtu siç bënë edhe shumë shtete të tjera Evropiane,” shkruan ndër të tjera Condeleezza Rice.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)