Geithner, thirrje Kongresit të shmangë katastrofën
Washington, 14 korrik - Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, i bëri thirrje Kongresit Amerikan të ngrejë nivelin e borxhit për t\'i evituar qeverisë përballjen me një situatë shkatërruese borxhi.
Deri tani mes Demokrateve dhe Republikanëve ekzistojnë divergjenca mbi shtimin e taksave mbi të ardhurat, pakësimin e deficitit buxhetor dhe rritjen e kufirit të borxheve.