12 Janar 2025

Geci-Sherifi u dekorua me Urdhrin e Meritës së Hungarisë

Budapest, 23 gusht - Me rekomandim të ministrit të Jashtëm hungarez, Janos Martonyi dhe me bekim të presidentit hungarez, Janos Ader, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari, Shkendije Geci-Sherifi, u dekorua sot me Urdhrin e Meritës të Hungarisë “Middle Cross of the Order of Merit of Hungary”.

Ne nje ceremoni solemne ne pranine e ministrit te Shtetit, Zsolt Nemeth, zyrtareve te larte shteteror dhe medieve, ambasadores Geci-Sherifi iu dha ky cmim i larte prestigjio! z, i cili paraqet mirenjohje te sinqerte nga shteti hungarez per dedikim, pune te palodhshme dhe kontribut ne zhvillimin dhe avancimin e marredhenieve Kosove-Hungari.

Me kete rast ministri Nemeth falenderoi ambasadoren Sherifi per punen e saj te shkelqyeshme ne afirmimin e raporteve miqesore ndermjet Kosoves dhe Hungarise, ne vecanti ne avancimin e raporteve politike, ndermjetesimin e vizitave te larta ne te dyja vendet si dhe ne promovimin e marredhenieve ne sferen e ekonomise, kultures dhe arsimit.

Ministri Nemeth tutje tha se Hungaria do te vazhdoje te mbetet perkrahese e fuqishme e Kosoves ne rrugen e saj drejt integrimeve euro-atlantike.

Ambasadorja Geci-Sherifi falenderoi ministrin Nemeth dhe institucionet hungareze per perkrahjen e dhene ne themelimin e misionit te pare diplomatik te Kosoves ne Hungari, dhe per bashkepunimin e pashoq ne adresimin e te gjitha ceshtjeve me interes te perbashket te thellimit te marredhenieve bilaterale ndermjet te te dyja vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)