10 Janar 2025

GDN sot vendos për heqjen e pavarësë së mbikqyrur

Vjenë, 2 korrik -  Grupi Drejtues Ndërkombëtarë (GDN) do të mblidhet sot në një takim në Vjenë në të cilin do të merret vendimi për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

GDN pritet të njoftoj se deri në shtator do të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë dhe Kosova do të këtë pavarësi të plotë.

Kjo do të ndodh pavarësisht se Pakoja e Ahtisar ende nuk është zbatuar plotësisht, pas i qe në veriun e Kosovës ende nuk funksionojnë shumica e institucioneve të Kosovës.

Vendet që e kanë njohur Kosovën, nga Vjena pritet të deklarojnë se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve ndërkombëtare për të funksionuar si shtet pa mbikëqyrjen.

Ky hap formalisht do të ndërmerret nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar, i cili e ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës dhe përbëhet nga 23 vende evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.

Këto vende do të kërkojnë nga zyrtarët kosovarë përmbushjen edhe të obligimeve tjera, që kanë të bëjnë me kornizën ligjore, zbatimin e Pakos së Ahtisaar-it, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë në nivel të drejtorëve për Ballkanin Perëndimor të Ministrive të Punëve të Jashtme do të mbahet të hënën më 2 korrik 2012, në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vjenë”, ka theksuar ICO-ja.

Në takim merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu, në javën e kaluar ka thënë se pret një vlerësim pozitiv për arritjet në Kosovë si dhe dhënien e datës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger, ka thënë se Kosova së shpejti do të jetë shtet me pavarësi të plotë, pasi të hënën në Vjenë komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”.

“Kjo është shenjë e qartë e mirëbesimit që është vendosur në Kosovë”, tha ai dhe shtoi se Kosova “tash është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbet e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)