GDN sot rishikon përmbushjen e planit për statusin e Kosovës
Bruksel, 11 korrik - Krijimi i komunës së re të Mitrovicës Veriore, avancimi i të drejtave të komuniteteve dhe i legjislacionit për mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore, vlerësohen të jenë disa nga arsyet që flasin për rëndësinë e misionit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.
E ardhmja e funksionimit të kësaj zyreje dhe kreut të saj, diplomatit holandez Piter Feith, pritet të diskutohen në takimin e sotem të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GDN) për Kosovën nga drejtorët e Ballkanit të 26 vendeve evropiane dhe atij të Shteteve të Bashkuara, që do të rishikojnë përmbushjen e planit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Endi Mekgafi, nuk përjashton mundësinë që në takim të shqyrtohet mbyllja e misionit të ICO së në Kosovë.
Mendoj se kjo është diçka që ata sigurisht e kanë në mendje, por mendoj gjithashtu se duhet të kemi parasysh se vazhdojnë të mesin detyra të rëndësishme. Ka ende ligje që duhet bërë lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore, duhet ende të themelojmë një komunë të re të Mitrovicës Veriore, duhet ende të shtyjmë përpara ca çështje lidhur me të drejtat e komuniteteve. Pra, këto janë detyra substanciale dhe mendoj se Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të dëshirojë të dijë fillimisht se cila është perspektiva e përmbylljes së këtyre detyrave, tha ai.
Autoritetet kosovare kanë vlerësuar, muaj më parë, se pavarësisë së mbikëqyrur ti ketë ardhur fundi dhe se, siç thuhej, të ketë ardhur koha që Kosova të veprojë si shtet. Shtetësia e Kosovës, megjithatë, vazhdon të vihet në pikëpyetje nga banorët serbë të pjesës veriore të vendit, ku Prishtina zyrtare nuk ka arritur ta shtrijë autoritetin e saj.
Në përpjekje për integrimin e veriut në jetën shoqërore e institucionale të vendit, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ICO në kishin hartuar një strategji e cila, ndër të tjera, parasheh mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe krijimin e komunave të reja.
Mekgafi tha se do të vazhdojnë përpjekjet për t?u ofruar të gjithë qytetarëve, përfshirë ata që jetojnë në veri, mundësinë për ti shfrytëzuar përfitimet që dalin nga pakoja e Ahtisarit.
Nuk ka dilemë veriu i Kosovës duhet ti ketë përfitimet e njëjta si të gjithë dhe ne do të punojmë në këtë drejtim, u shpreh ai. Ndryshe, nga zyra rajonale e ICO së në Mitrovicë e cila pritet ta vazhdojë punën, zyra rajonale e këtij misioni në Gjilan është mbyllur tashmë, ndërsa ajo në Prizren dhe zyra rajonale në Prishtinë thuhet se do të mbyllen në ditët e javët në vijim.