24 Dhjetor 2024

GDN nesër diskuton për Kosovën

Bruksel, 7 shkurt - Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, ku do të diskutohen sfidat që e presin vendin tonë pas konsolidimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet dhe për ristrukturimin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. Takimi në Bruksel mbahet në nivel të drejtorëve për Ballkanin.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë bërë të ditur se në atë takim do të marrë pjesë edhe zëvendësministrja në shkarkim e kësaj ministrie, Vlora Çitaku, e cila të pranishmëve do t'iu drejtohet me një fjalë rasti.

Klubi për Politikë të Jashtme ka bërë të ditur se Veton Surroi, kryesues i bordit të këtij klubi, do të jetë folësi kryesor në darkën e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, të martën, më 8 shkurt 2011, në “Egmong Palace” në Bruksel të Belgjikës. Surroi është ftuar që para përfaqësuesve të shteteve që marrin pjesë në mbledhjen e radhës të GND-së të bëjë një prezantim të gjendjes në Kosovë dhe rajon.

Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i përbërë nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, është formuar më 28 shkurt të vitit 2008 dhe synon të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Pakon e Ahtisaari-t.

GDN për Kosovën është institucioni më i lartë që mbikëqyrë shtetësinë e Kosovës dhe të cilit i përgjigjet Zyra Civile Ndërkombëtare. Anëtarë të këtij grupi janë shtetet më të rëndësishme që e kanë njohur Kosovën dhe të cilat e përkrahin procesin e shtetndërtimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)