Gazetarët protestojnë në Meksikë
Meksiko Siti, 25 shkurt - Qindra gazetarë meksikanë kanë organizuar një tubim protestues për të treguan irritimin e tyre nga rritja e dhunës kundër aktivistëve të mediave në këtë vend.
Kanali televiziv Pres Tv njoftoi se pjesëmarrësit në këtë protestë e cila ishte organizuar përkrah memorialit Engjëlli i Pavarësisë në kryeqytetin e Meksikës, kanë kërkuar mbrojtje më të madhe të aktivistëve të mediave si dhe kryerjen e hetimeve të plota në lidhje me krimet e kryera kundër gazetarëve.
Të pranishmit në këtë protestë kanë mbajtur në duar fotografi të një prej kolegëve të tyre i cili është zhdukur kohëve të fundit.
Shtimi i vrasjeve dhe kërcënimeve të gazetarëve në Meksikë e ka detyruar qeverinë e këtij vendi të formojë një njësi speciale për të hetuar krimet ndaj gazetarëve, mirëpo gazetarët kanë theksuar se kjo njësi është e paefektshme dhe jo profesionale.