Gazetarët e rinj Evropian nderohen në Stamboll
Bruksel, 12 maj - Një emision në radio se si kërcimi tradicional popullor ka ndërtuar një urë midis Belgjikës dhe Bullgarisë, një vëzhgim i ndikimit të pranimit të Polonisë në EU në tregun evropian të punës, si dhe një portretizim i Kosovës si një qendër e re kulture, ishin raportet gazetareske të cilat tërhoqën vëmendjen e jurisë evropiane të Çmimit për Gazetaret e rinj Evropian 2010, që fituan gjithashtu çmimet speciale.
Pas një pritjeje të gjatë prej disa muajsh, tre fituesit e çmimeve speciale në konkursin e 2010, u anoncuan mbrëmjen e shkuar në Stamboll. Vladisav Velev nga Bulgaria për Raportin më origjinal*, Prune Antoine nga Franca për Punën më të mirë kërkimore, dhe Verena Ringler nga Austria për Stilin më të mirë Gazetaresk, u përzgjodhën midis 35 fituesve kombëtarë dhe secilit do tu jepet mundësia të bëjnë një udhëtim që kushton 3 000 në një vend Evropian që do ta zgjedhin vetë. Një juri e bazuar në korrespondentë nga Brukseli dhe fitues të mëparshëm të konkursit vlerësuan artikujt ftues kombëtarë dhe përzgjodhën tre pjesët më të mira.
Alexandra Cas Granje, Drejtore për Kroacinë, Ish republikën jugosllave të Maqedonisë, Turqinë dhe Islandën në Komisionin Evropian për Zgjerimin e BE, lavdëroi fituesit e çmimeve kombëtarë dhe atyre specialë: Këta gazetarë të rinj kaq frymëzues kanë treguar një angazhim të madh dhe një shumëllojshmëri metodash për zgjerimin e vizionit tonë , për kuptimin që fjala Evropë ka sot.
Edicioni i tretë i çmimit të Gazetarëve të rinj Evropianë është zhvilluar nga tetori 2009 deri në shkurt 2010 dhe ka tërhequr më shumë se 1000 konkurrentë nga e gjithë Evropa. Ky konkurs sfidoi gazetarë dhe studentë të gazetarisë nga mosha 17-35 të paraqisnin zgjerimin e BE përmes pikëpamjeve sa kreative aq edhe pikante. Konkurrentët që konkuruan ishin nga Turqia, si edhe nga vende të tjera kandidate si (Kroacia, Turqia, Ish republika jugosllave e Maqedonisë), vende kandidate të mundshme si, (Shqipëria , Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi, Serbia dhe Kosova*) si dhe për herë të parë nga Islanda.
Fituesit Kombëtarë të edicionit të tretë të konkursit udhëtuan për në Stamboll dhe morën pjesë në një konferencë përmbyllëse në 11 maj 2010. Këta fitues u përzgjodhën nga juritë kombëtare në secilin nga vendet pjesëmarrëse. Gjatë konferencës përmbyllëse të konkursit, fituesit diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me zgjerimin e BE-së , përfshirë perspektivat a anëtarësim it në BE të Turqisë dhe rolin e medias në lehtësimin e dialogut të vazhdueshëm për zgjerimin e BE përmes Evropës.