14 Janar 2025

Gazetarët dënojnë politikën ruse në rrjetin Russia Today

Uashington, 6 mars - Dy udhëheqëse televizive të televizionit ”Russia Today” që tani për të fshehur origjinën e emrit quhet vetëm si ”RT” me seli në Washington, kanë kritikuar ”live” politikën dhe ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë.

Gazetaret amerikane Abby Martin dhe Liz Wahl, punojnë apo punonin për programin në gjuhën angleze të televizionit ”Russia Today,” i krijuar më 2005 si pjesë e propagandës së qeverisë në Moskë për përmirësimin e imazhit të Rusisë jashtë vendit.
 
Viteve të fundit ka pasur depërtime të kanaleve televizive në gjuhën angleze në botë si dhe në Amerikë që kanë sfiduar edhe vetë mediat amerikane, ndërsa \"Russia Today\" në Washington ka filluar më 2010.

\"Nuk mund të jem pjesë e një rrjeti që financohet nga qeveria ruse. \"RT\" nuk është për ta thënë të vërtetën, por për të promovuar agjendën Putiniste dhe për ta njollosur Amerikën,\" tha udhëheqsja televizive, Liz Wahl dhe njoftoi \"live\" se jepte dorëheqje nga \"RT.\"

Udhëheqësja tjetër, e njohur për qëndrimet e saj të pavarura e quajti ndërhyrjen ruse \'një okupim ushtarak të Krimesë nga Rusia.\' \"Atë që bëri Rusia është gabim,\" tha Martin.

Ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton pati deklaruar para dy vitesh se SHBA po e humbnin luftën informative jashtë nga kanalet televizive si \"Russia Today,\" \"Al Jazeera,\" apo \"China Central Television\" (Televizioni Qendror i Kinës).

\"Russia Today\" ose \"RT\" në programet e saj tash disa vjet është një ndër propagandueset më negative për Kosovën, duke i bërë jehonë para shikuesit amerikan qëndrimeve të politikës dhe diplomacisë së Kremlinit si dhe lobit dhe propagandës serbe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)