10 Janar 2025

Gazeta gjermane Bild uron në shqip Kosovën

Berlin, 10 shtator - Gazeta gjermane Bild e cila ka tirazhin më të madh të shitjes në Gjermani, mbi 6 milionë ekzemplarë ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu dhe me këtë popullin e Kosovës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në rubrikën e përditshme fituesi(Gewinner) dhe humbësi(Verlierer), në faqen e parë, gazeta shpall fituesin e ditës (Gewinner) Kosovën dhe uron në gjuhën shqipe me fjalën “Urime” ambasadorin e Kosovës në Berlin, zotin Xhaklaiu për fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë, raporton rtk.

Në tekstin e gazetës Bild thuhet: “Një ditë e lumtur për ambasadorin kosovar në Berlin Skënder Xhakaliu(44).

Pas pesë vitesh mbikëqyrje ndërkombëtare, Republika e Kosovës fiton sot sovranitetin e plotë.

Me këtë sot Xhakaliu bëhet përfaqësues i një shtetit plotësisht të pavarur. Me këtë rast Bild thotë: URIME!” (fjala urime është shkruar në shqip)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)