11 Janar 2025

Gary Peters: Jam krenar që jam mik i shqiptarëve

Washington, 16 shkurt - Në një deklaratë për mediat me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Gary Peters, thotë se kjo pavarësi është njohur nga 98 vende dhe ai është i bindur se ky numër do të vazhdojë të rritet.
 
Peters thotë se me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë, ai do të festojë bashkë me shqiptarët në shtetin e tij Miçigan. Gjatë historisë së tyre të vështirë, thotë kongresmeni Peters, njerëzit në Kosovë nuk u thyen dhe sot ata kanë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.
 
Zoti Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, thotë se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.
 
Ligjvënësi Gary Peters është anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai thotë se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit.
 
Zoti Peters shprehet se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)