Gara për Tiranën, Basha kryeson me 273 vota
Tiranë, 12 maj Me gjithese numërimi i kutive të votimit vijon me ritme të ngadalta rezultatet më të fundit në KZAZ nr. 55, në njësinë bashkiake 11 në Laprakë tregojnë se kandidati i mazhorancës Lulzim Basha kryeson me një diferencë prej 273 votash ndaj rivalit të tij socialist.
Sipas të dhënave më të fundit kandidati i "aleancës për qytetarin" Lulzim Basha ka marrë 114837 vota ndërsa kandidati i "aleancës për të ardhmen" Edi Rama ka marrë 114564 vota.
Ndërkohë pas përfundumit të procesit të numërimit të votave në njësinë bashkiake 11 në Laprakë ku kryesonte kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, vijon numërimi në njësitë 5, 8 dhe 9.