14 Janar 2025

Gandel: Sllovakia nuk e ka ndërmendur njohjen e Kosovës

Bratisllavë, 1 prill - Mbremjen e djeshme zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë Boris Gandel, është shprehur se Sllovakia nuk ka ndërmendur se do të ndryshoj qëndrim në lidhje më Kosovën.

“Sllovakia nuk e ka ndërmend të ndryshoj pozicionin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Qasja jonë mbështetet në deklaratën e Parlamentit sllovak nga marsi i vitit 2007 në lidhje me zgjidhjen e statusit të provincës serbe të Kosovës. Ne nuk duam të marrim pjesë në garën drejt njohjes, pa njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Gandel për Radio Dukagjinin.

Ai në këëtë mënyrë ka komentuar deklaratat e zëvendësministrit të jashtëm të Kosovës Petrit Selimi, dhe ka shtuar se megjithatë Sllovakia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ne nuk duam të krijojmë një vrimë të zezë në Ballkan dhe qasja jonë mbetet pragmatike. Ne vazhdojmë të përkrahim perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën”, ka theeksuar shefi i diplomacisë sllovake, Boris Gandel.

Selimi një ditë më parë theksoi se zgjedhja e presidentit të ri të Sllovakisë Andrej Kiska, ka hapur rrugën për njohje të shpejtë të kosovës pasi presidenti i mëparshëm Robert Fico, njihej si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)