Galluci: Politika amerikane në Kosovë në përkrahje të Thaçit
Prishtinë, 5 prill - Bisedimet momentale midis Prishtinës dhe Beogradit mund të jenë rast për SHBA-të që të bëjnë një hap përpara nga politika e cila është bërë e varur nga përkrahja e plotë për kryeministrin Hashim Thaçi, pavarësisht se ka akuza ndaj tij, ka vlerësuar Galluci.
Sipas tij, Politika amerikane për Kosovën ka dy pjesë ndihmë për Thaçin dhe akuza ndaj serbëve.
Në një shkrim autorial të botuar në Transconflict, Gallucci shkruan se nuk është fshehtësi se Thaçi është kyç për mbajtjen e kontrollit mbi shqiptarët e Kosovës, transmetoi Blic.
Mbajtja e Thaçit si kryeministër të sigurt dhe kooperativ vetvetiu është bërë element i rëndësishëm i politikës amerikane, shkruan ish-administratori i Kombeve të Bashkuara për Mitrovicë.