10 Janar 2025

Gallucci: KFOR-i sulmoi paqen dhe sigurinë

Mitrovicë, 4 qershor - Ish-administratori rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, Gerard Gallucci, ka thënë se aksioni i KFOR-it në Rudarë të Zveçanit paraqet sulm ndaj paqes dhe sigurisë, çfarë “është edhe në kundërshtim me rolin e forcës paqeruajtëse”.

“Barrikadat nuk lëndojnë askënd, ndërsa banorëve lokalë u japin ndjenjën e sigurisë në mesin e provokimeve të vazhdueshme të Qeverisë në Prishtinë”, ka thënë Gallucci, raportojnë mediat serbe.

Të premten e kaluar, misioni paqeruajtës i NATO-s ka ndërmarrë aksion për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë, ku edhe ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë.

Gjatë përleshjeve janë lënduar dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë.

Gallucci ka thënë se përgjegjës për konfliktin dhe të plagosurit është KFOR-i.

Në vitin 2008, kur ishte administrator rajonal në Mitrovicë, Gallucci pat kritikuar edhe intervenimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it për të liruar objektin e gjykatës së uzurpuar nga serbët në veri.

Qëndrimi i tij kishte shkaktuar pakënaqësi te liderët kosovarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)