27 Dhjetor 2024

Gallucci kërkon autonomi për serbët

Prishtinë, 5 gusht - Ndarja është zgjidhje reale nëse të dyja palët nuk mund të bien dakort në një tjetër mënyrë- ka deklaruar ish përfaqësuesi i OKB-së në Mitrovicë, Gerard Gallucci.

“Diçka e ngjashme si plani \"Ahtisaari plus\"- autonomi për veriun e Kosovës mund të jetë zgjidhje”, ka thënë Gallucci për Blic.

Gallucci, që njihet si përkrahës i fuqishëm i kauzës serbe, ka thënë se kufijtë e Evropës duhet të përshtaten dhe nuk duhet t`i shërbejnë askujt si arsye për një luftë të re.

Sipas tij, nëse Prishtina refuzon të heqë dorë nga pozicioni ekstrem dhe nëse KFOR-i vazhdon të bëjë gabime, atëherë gjërat mund të dalin nga kontrolli.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)