Gaddaf ruante kokat e prera në frigorifer
Uashington, 7 prill - Diktator në kuptimin e plotë të fjalës ka qenë MuammarGaddafi. Kështu e sjell figurën e MuammarGaddafi dokumentari më i ri i realizuar nga britaniku ChristopherOlgiatis i titulluar Qeni i çmendur. Brenda botës sekrete të Gaddaf.
Detaje të frikshme zbulohen nga jeta e Gaddaf në Libi ku hakmarrja më e madhe ishte ndaj kundërshtarëve të tij në politike. Për 25 vjet me radhë në një frigorifer janë mbajtur kokat e prera dhe trupat e armiqve të Gaddaf. Ai i vizitonte kokat e prera rregullisht.
Po kështu diktatori kishte dhe dhoma seksi në një prej Universiteteve në Tripoli.
Të dhënat u zbuluan pas dëshmive të një agjenti të CIA, FrankTerpil që pohon se ekipi i Gaddaf i kërkoi eliminimin e një rivali të diktatorit.
Unë isha në Gjenevë. Një i afërm i Gaddaf hapi një letër me 1 milionë dollarë, por me kusht, koka e rivalit të futej në akull dhe të dërgohej si një pije freskuese deri në Libi.
Terpil ndërkaq shkoi në Kubë ku u dënua me 53 vjet burg për trafik ilegal armësh, sipas Nju Jork Post.
Dokumentari më pas zhvendoset në Universitetin e Tripolit ku diktatori përdhunonte vajza t ë reja dhe kadetë pasi mbante fjalime në auditoret universitare.
Një dhomë e paprekur u gjet në godinën e Universitetit. Dhoma kishte jakuzzi, dhomë infermierie ku vajzave u kryheshin analize se mos kishin ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, instrumente kirurgjikalë, maska gomë dhe anestezi. Ky ishte Qeni i çmendur që u vra dy vjet më parë nga rebelët në Libi.