07 Maj 2024

Gaboni njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 13 tetor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar notën verbale të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nga Republika e Gabonit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me 9 shtator 2011 nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ky shtet e ka njohur Republikën e Kosovës, ndërsa që tashmë nota verbale ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes misionit diplomatik në Nju Jork.

Në notën verbale konfirmohet njohja e Kosovës nga Republika e Gabonit dhe shprehet vullneti për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tashmë ka pranuar notat verbale të njohjes prej 83 shteteve, ndërsa priten që konfirmimet zyrtare për njohjen e Kosovës të arrijnë edhe nga Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)