11 Janar 2025

G-8 sot diskuton për Korenë e Veriut

Londër, 10 prill - Grupit të G8-ës po i bëhet thirrje të rritje që të dërgojë një mesazh të fuqishëm dhe të bashkuar për Korenë e Veriut.
 
Ministrat e jashtëm të G8-ës do të takohen sot në Londër për të diskutuar tensionet në gadishullin Korean, si dhe situatën në Siri dhe Iran. 
 
Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle i bëri thirrje sot regjimit të Phenianit të ndalë retorikën kërcënuese.
 
Ministri jashtëm japonez Fumio Kishida, i cili u takua me homologun e tij gjerman në Hollandë, I bëri thirrje G8-ës të ndërmar veprime të ashpra.
 
Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha për agjencinë shtetërore RIA se Moska ndan shqetësime të njëjta dhe refuzon atë që e quajti “sjellje provokative dhe luftarake.\"
 
G8-ta sjell së bashku Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Rusinë, Japoninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)