Fyle: Studimi i fizibilitetit për Kosovën do të nis këtë muaj
Strasburg, 15 mars - Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Stefan Fyle gjatë debatit ndërparlamentarë ndërmjet Kosovës dhe Parlamentit Evropian që po mbahet në Strasburg ka bërë të ditur se studimi i fizibilitetit për Kosovën do të nis këtë muaj.
Por Fyle nuk iu përgjigj në mënyrë të qartë shqetësimeve të kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ministrit Besim Beqaj lidhur me paralajmërimet e Beogradit për mbajtje të zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës.
E më e zëshmja që foli kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe ishte eurodeputetja, Ulrike Lunacek.