Fyle: Serbia nuk mund ta bllokojë Kosovën drejt BE-së
Bruksel, 18 nëntor - "Serbia nuk mund ta bllokojë Kosovën drejt BE-së", ka deklaruar Komisionari evropian për zgjerim Shtefan Fyle.
Ai ka thënë për gazetën Novosti se duhet gjetur gradualisht shkallë të mjaftueshme të normalizimit të raporteve me Kosovën, në mënyrë që çdo palë të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së, pa e bllokuar njëra - tjetrën.
Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Fyle tha se bëhet fjalë vetëm për normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës e jo për njohje.