Fyle: Serbia ka bërë një hap të ri për anëtarësim në BE
Beograd, 18 shtator - Serbia duket se ka arritur një pikë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pasi Beogradi bashkëpunoi me bllokun 27-anëtarësh mbi rezolutën për Kosovën të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Stefan Fyle, tha sot gjatë një konference shtypi në Beograd me presidentin serb Boris Tadiç, se ndjehet i inkurajuar nga përkushtimi i Serbisë. Ai shtoi se ka besim se do të ketë një bashkëpunim pragmatik mes vendeve të rajonit, përfshirë edhe Prishtinën.
Presidenti Tadiç tha se është i hapur për dialog me përfaqësuesit e Prishtinës për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme.
Kjo është konsideruar si një lëvizje e rëndësishme pajtuese nga ana e Beogradit, i cili ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.