26 Dhjetor 2024

Fyle pret rezultate konkrete të dialogut në korrik

Vjenë, 17 qershor - Komesioneri evropian për zgjerimin Shtefan Fyle ka deklaruar mbrëmë në Vjenë se pret që dialogu i Beogradit dhe Prishtinës në korrik do të japë rezultate konkrete, duke nënvizuar se nuk e sheh anëtarësimin e Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gjatë një ligjërate në temën “Ballkani, çfarë tani? Perspektivat evropiane” në përfaqësinë e Komisionit Evropiaan në Vjenë, Fyle rikujtoi se deri më tani janë zhvilluar katër raunde bisedimesh gjë që është e rëndësishme, sepse askush nuk ka besuar se kjo është e mundur.

“Shpresoj që në korrik do të shohim rezultate konkrete, rezultate pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, posaçërisht të atyre në veri të Kosovës”, ka thënë Fyle.

“Procesi i zgjerimit ka faza të ndryshme. Në kohën kur të gjitha vendet anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, vështirë të flasim për kushtet e qarta të BE-së. Në këtë fazë, të 20011, para se Komisioni Evropian në tetor të japë mendimin e vet, anëtaret kanë thënë se politikisht është e qartë, para se të përkrahin rekomadimin e Komisionit, se dëshirojnë të shohin rezultate të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës”, ka sqaruar Fyle, duke u përgjegjur në pyetjen nëse njohja e Kosovës është kusht për Serbinë për anëtarësim në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)