Fyle: Në Kosovë sfidat kyçe, sundimi i ligjit dhe gjyqësori
Bruksel, 17 nëntor - Komesionari për zgjerimin Shtefan Fyle ka deklaruar se në "Kosovë edhe më tutje sfidat kryesore janë sundimi i ligjit, puna e administratës publike dhe gjyqësori".
"Duhet bërë çmos për mposhtjen e korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave", ka thënë Fyle në një takim mbi Ballkanin Perëndmor në Parlamentin Evropian.
Fyle ka porositur Beogradin se "për Serbinë, përveç zbatimit të reformave, ka rëndësi qasja e duhur ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në tregtinë rajonale dhe bashkëpunimin".
"Duhet të fuqizohet edhe bashkëpunimi me misionin e BE-në të sundimit të ligjit, EULEX, kur është fjala për veriun e Kosovës", ka thënë Fyle.