Fyle: Kosova nuk është kusht për Serbinë
Bruksel, 3 mars - Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia të jetë pjesë e BE-së. Vetëm dy ditë pasi KE-ja dha statusin e kandidatit për Serbinë, komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian Stefan Fyle tha se askush nuk ka në plan të bëjë njohjen e Kosovës si kusht.
\"Ne kemi biseduar për normalizimin e marrëdhënieve që nga fillimi dhe ne jemi të lumtur që Beogradi dhe Prishtina janë duke lëvizur në këtë drejtim, por njohja e pavërësisë së kosovës nuk do të jetë një kush për Serbinë\" tha Fyle.
Sipas komisionerit Fyle Komisioni Europian do të caktojë datën e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE sapo ajo të arrijë marrëveshje esenciale me Kosovën për energjetikën dhe telekomunikacionin.
\"Këto kushte janë të lidhura me marrëveshjet e energjisë, telekomunikacionit, në mënyrë mesazhet e Këshillit të Evropës të janë të qarta për Serbinë\" tha Fyle. Ai theksoi se tani është momenti që Beogradi zyrtat të tregonte seriozitet në një kohë kur janë edhe zgjedhjet presidenciale.
Ndërkohë i pyetur se Serbia do të mund të realizojë zgjedhje në Kosovë zyrtar i BE ka deklaruar se do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244.
Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë statusin kandidat në samitin e Brukselit që u mbajt të enjten në mbrëmje. Liderët europianë vendosën këtë gjë pas një serie reformash demokratike të Serbisë për të kënaqur kërkesat e Bashkimit Europian.