Fyle: Kosova e Serbia do arrijnë marrëveshje tjera në të ardhmen
Bruksel, 4 dhjetor - Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle e ka kualifikuar marrëveshjen dy kryeministrave si kthesë historike në rrugën drejt Evropës.
Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e Prillit ishte vetëm e para sepse, sipas tij, Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje tjera në të ardhmen.
Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Fyle përmendi se normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim asociimit që po bëhet me Prishtinën zyrtare.
Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e kualifikoi si fillim të mirë.