10 Janar 2025

Fyle ia rikujton Serbisë kushtin e Kosovës

Bruksel, 11 qershor - Komisionari evropian për zgjerim Shtefan Fyle ka deklaruar në Beograd se Bashkimi Evropian e trimëron Serbinë që të vazhdojë reformat në rrugën drejt Evropës dhe se është prioritet thelbësor “përparimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”.

Fyle, që është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka biseduar me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq që nga zgjedhja e tij në këtë post, tha se në kritere ekziston” qartësi, transparencë dhe parashikime se çka pritet nga Serbia për të nisur bisedimet”.

Ai tha se në mes të kushteve tashmë të ditura, gjenden edhe ato që kanë të bëjnë me institucionet paralele në veri të Kosovës.

Nikolliq ka thënë se kurrë deri më sot, nga askush në BE nuk ka dëgjuar se pranimi i Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Ai ka thënë se me komisionarin Fyle ka biseduar edhe për mënyrat e vazhdimit të dialogut me Prishtinën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)