10 Janar 2025

Fyle: Fusnota jo para delegacionit por në dokumenta

Bruksel, 14 prill - Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka thënë se normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, mbetet kusht politik që Serbia që të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai u shpreh se janë shanset që Serbia, deri në fund të vitit, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, marrë parasysh problemet në zbatimin e marrëveshjes për prezantimin rajonal të Kosovës.

Sipas tij nuk është e precizuar saktë nëse fusnota për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale duhet të vihet para delegacionit të Prishtinës apo në dokumentet zyrtare të takimit të caktuar.

“Tani, gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, ndoshta nuk është momenti i duhur që një gjë e tillë të precizohet, por, menjëherë pas zgjedhjeve, do t’i përkujtoj të dyja palët se çfarë saktësisht janë dakorduar – e jo secila nga to ta interpretojë marrëveshjen në mënyrën e vet”, ka thënë Fule.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)