12 Janar 2025

Fyle bojkoton Samitin e Ohrit

Bruksel, 29 maj - Komisionari për zgjerim i BE-së Shtefan Fyle nuk do të marrë pjesë në Samitin e presidentëve të vendeve të rajonit i cili do të mbahet më 1 e 2 qershor në Ohër.

Për shkak të mosftesës së Kosovës në këtë ngjarje, samiti do të bojkotohet edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria ndërsa ka reaguar ashpër edhe Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan.
 
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kryetarëve të shteteve të Evropës Juglindore.

Ai do të shkoj një ditë më parë në takimin e Ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 31 maj në Ohër dhe menjëherë në mbrëmje do të udhëtojë drejt Brukselit, pa takuar pjesëmarrësit e Samitit të Ohrit.

Presidenca maqedonase paraprakisht kishte paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e Fyles në Samit, por mund të jetë vendimi i shtetit maqedonas për mos të ftuar Kosovën, që i ndryshoi mendjen në momentin e fundit diplomatit Fyle.

Samiti do te bojkotohet edhe nga Shqipëria. “Fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, theksohet si shkak për vendimin e presidentit shqiptar, Bujar Nishani, për të bojktotuar Samitin.

Ndërkohë dhe Bullgaria ka anuluar pjesëmarrjen. Për mos ftesën e Kosovës ne Ohër, ka reaguar fuqishëm sot edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)