Fyle: Balkanluks s`është ideja ime
Bruksel, 25 korrik - Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka theksuar se Beneluksi Ballkanik nuk është ide e tij.
\"Definitivisht nuk është ide e imja. Vendet e rajonit duhet të realizojnë kornizën e bashkëpunimit të tyre. Por në përgjithësi kjo ide është pozitive\", ka theksuar Fyle, pasi që zëdhënësi i tij disa ditë më parë ka përshëndetur nismën për realizimin e një ideje të tij të Beneluksit Ballkanik.
Vlerësimi i tillë i Fyles është ndjekur edhe nga autoritetet shtetërore maqedonase në kuadër të Takimit të nëntë të Stabilizim - Asocimit midis BE dhe Maqedonisë
Ideja e Beneluksit Ballkanik disa javë më parë u hodh në euobserver dhe mediat e tjera, përmes një shkrimi bashkëautorësh.