Fusnota hap rrugën që Serbia t\'a njohë Kosovën
Toronto, 1 mars - Fusnota ia hap rrugën Serbisë për t′u bashkuar me BE dhe ta pranojë realitetin politik, shkruan për Edmonton Journal politologu Sergja Pavloviq, ligjërues i historisë së Ballkanit në Universitetin Alberta të Kanadasë.
Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia, katër vjet më parë, Kosova ka qenë një fuçi proverbiale baroti për Ballkanin. Rajoni verior i saj ka qenë një teatër i dhunës së vazhdueshme etnike.
Njerëzit e manipuluar nga liderët politikë të Serbisë dhe të Kosovës, të grupeve parapolitike dhe të krimit të organizuar, kanë organizuar konfrontime të armatosura, kanë djegur pikat kufitare, kanë mbajtur referendume jo të detyrueshëm, ndërsa kanë qëlluar edhe te forcat ndërkombëtare që monitorojnë zonën.
Retorika politike për Kosovën është karakterizuar nga kërcënimet dhe kundër-kërcënimet e modës së vjetër dhe të pompozitetit të Luftës së Ftohtë, mes Rusisë dhe BE-së, dhe premtimeve boshe të politikanëve serbë ndaj një popullsie serbe gjithnjë e më të dëshpëruar ekonomikisht dhe të radikalizuar në rajon.
Për pjesën më të madhe të elitave politike në Beograd dhe të popullatës serbe në përgjithësi, ideja për Kosovën ka qenë një ëndërr e përsosur nacionaliste: një vend që dallon nga banorët e saj aktualë, ku koha është ndalur dhe kurrë asgjë nuk ndryshon.
Qeveria e Serbisë me kokëfortësi refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovës. Gjatë gjithë kohës ishte e qartë se shpresat e saj për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE ishin të lidhura direkt me pranimin e realitetit politik të Kosovës së pavarur.
Por, koha nuk është e ndalur: duket se gjërat po ndryshojnë vërtet në konfliktin që ishte në qendër të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe më 1999. Duke gjykuar nga lajmet më të fundit nga Brukseli, ne mund ta dëshmojmë hapin e parë të ndryshimit gradual të politikës së vjetër serbe ndaj ndarjes së territorit.
Disa ditë më parë, nën syrin vigjilent të diplomatëve të BE-së në Bruksel, përfaqësuesit e qeverive të Serbisë dhe të Kosovës nënshkruan një dokument në lidhje me mënyrën me të cilën ky shtet i ri do të përfaqësohet në takimet rajonale.
Ky dokument është duke hapur rrugën për integrimin e plotë të Kosovës së pavarur në bashkësinë ndërkombëtare. Të dyja palët, megjithatë, kishte bërë koncesione të dukshme.
Neni i dytë marrëveshjes thotë se vetëm fjala Kosovë do të përdoret tani e tutje, për të identifikuar delegacionin në takimet rajonale. Ai më tej pohon se Kosova do të marrë pjesë në të gjitha takimet rajonale si një entitet i pavarur dhe do të veprojë në emër të vet.
Por, asgjë nuk është kurrë e thjeshtë në Ballkan. Ky dokument nuk është rast i veçantë dhe thënia proverbiale se djalli është në detaje është tërësisht i vërtet në këtë rast. Pika qendrore është fusnota e vetme e bashkangjitur në fjalën Kosovë.
Fusnota thotë se përdorimi i emrit nuk paragjykon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të qershorit 1999.
Kjo rezolutë e OKB-së flet për një vetëqeverisje substanciale për Kosovën, duke marrë në konsideratë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së atëhershme të Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.
Me fjalë të tjera, nuk e ka përmendur pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin, një çështje që qeveria serbe e ka theksuar për disa vite të tëra. Edhe pse se rezoluta nuk e përmend Serbinë, sepse i referohet një subjekti tjetër që përfshinte Malin e Zi, liderët politikë në Beograd vazhdojnë ta përdorin si provë për ta mohuar pavarësinë e Kosovës.
Kjo ishte arsyeja për fusnotën: Serbia mund të pohojë se bëri një përpjekje drejt arritjes së një zgjidhje politike të krizës së Kosovës, duke mos ia njohur pavarësinë e saj.
Presidenti serb Boris Tadiq ka thënë se është i lumtur me marrëveshjen e arritur, dhe se ajo konfirmon politikën e tij e dyfishtë për ta anëtarësuar Serbinë në BE duke ruajtur Kosovën si pjesë të territorit, si rrugë të vetme për të ecur para.
Kundërshtimi i marrëveshjes, megjithatë, është mjaft i fortë dhe vjen nga shumë drejtime. Serbët nga veriu i Kosovës kanë deklaruar se marrëveshja është antikushtetuese, ndërsa nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviq, ka thënë se kjo shënon hapin përfundimtar në procesin e \"e grabitjes së Kosovës nga Serbia, nën udhëheqjen e SHBA-së dhe BE-së. Ai e akuzoi presidentin serb Tadiq për tradhti të lartë.
Për qeverinë në Prishtinë, gjëja më e rëndësishme është që shteti i ri do të shfaqet në skenën rajonale nën emrin e vet. Tërheqja e fjalë \"Republikë\" nga titulli ishte një nga kompromiset e saj. Meqë bëri lëshime, tani është duke u përpjekur për zbutur kritikat e ashpra të marrëveshjes që vijnë nga politikanët e linjës së ashpër të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka karakterizuar këtë marrëveshje si opsionin më të mirë në dispozicion.
Gjykuar nga reagimi pozitiv nga Brukseli, ka shumë gjasa që Serbia tani do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Mbetet të shihet se në çfarë mase kjo do të ndihmojë partinë në pushtet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe qetësimin e reagimit negativ të brendshëm të marrëveshje të Kosovës. Stimuj të ngjashëm për Kosovën kanë qenë gjithashtu të diskutuara në Bruksel.
Përderisa askush nuk është i kënaqur plotësisht me përmbajtjen e dokumentit, të dy qeveritë thonë se kanë konfirmuar qëndrimet e tyre të mëparshme dhe se kanë ofruar një bazë solide për bisedime të mëtejshme. Ata janë duke u përpjekur për të përmbushur pritjet e administratës së krerëve të BE-së, ndërsa në të njëjtën kohë të kënaqin zgjedhësit e tyre.
Duke i lënë retorikat politike mënjanë, është e qartë se Serbia është duke iu afruar njohjes së pashmangshme të pavarësisë së Kosovës, dhe se dialogu teknik midis Beogradit dhe Prishtinës është mjet i përdorur nga të dyja palët për të arritur në pikën që pranon realitetin politik në rajon.
Një fusnota të vetme mundet, mbi të gjitha, të dëshmohet si instrument i stabilizimit të situatës të paqëndrueshme.