24 Prill 2025

Fushata ajrore i shkatërron "milionat" e ISIS

Mosul, 12 janar - Avionët e koalicionit kundër militantëve të ISIS të udhëhequr nga SHBA-të kanë arritur të shkatërrojnë një pikë shpërndarjeje të hollash të terroristëve në qytetin e Mosulit në Irak.

“Kjo pikë shpërndarjeje shfrytëzohej për të shpërndarë paratë për aktivitete terroriste”, deklaroi komandant-lejtnant, Ben Tisade, zëdhënës i ushtrisë amerikane përmes një deklarate.

Dëmi që iu shkaktua militantëve të ISIS vlerësohet me miliona dollarë, por nuk është bërë e qartë nëse paratë e shkatërruara kanë qenë dollarë amerikanë apo ndonjë valutë tjetër e huaj.

“CNN” raportoi se pesë deri në shtatë civilë kanë humbur jetën gjatë këtyre sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

Përballë kritikave të shumta që thonë se fushata ajrore kundër ISIS po ecën me hapa ta ngadaltë, Pentagoni bëri të ditur se do të merrte një sërë sulmesh mbi objektivat e ISIS, edhe nëse këto mund të shkaktonin vdekje të civilëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)