Fule mbështet perspektivën e Kosovës drejt BE-së
Bruksel, 30 nëntor - Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule ka shprehur përmes një deklarate për media mbështetjen e Komisionit Evropian për perspektivën e Kosovës drejt BE-së.
Fule ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përmbushur më tej perspektivën e saj evropiane, sidomos sa i përket vizave, një marrëveshje për tregtinë, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së.
Komisioneri evropian ka inkurajuar Prishtinën të vazhdojë angazhimin e saj, siç ka thënë pozitiv në dialogun me Beogradin, i cili është planifikuar të vazhdojë përsëri gjatë ditës së sotme.
Progresi në dialog do të ndihmojë për të sjellë të dyja vendet, Prishtinën dhe Beogradin më afër Bashkimit Evropian dhe t`i ndihmojë ato të përmbushin perspektivën e tyre evropiane, thekson Fule në deklaratë.