Fule: Largimi i barrikadave, zhvillim pozitiv
Bruksel, 6 dhjetor - Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka mirëpritur heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa ministrat kanë diskutuar për Serbinë, lidhur me të ardhmen e saj evropiane.
Ky zhvillim pozitiv është shqyrtuar nga ministrat e çështjeve evropiane, gjatë diskutimit nëse do t`u rekomandohet liderëve të BE-së, në samitin dyditësh, që fillon nesër, që Serbisë t`i jepet statusi i vendit kandidatit për anëtarësimin në BE, ka theksuar Fule.
Ai nuk ka dhënë sinjal të qartë lidhur me konkluzionet e arritura para samitit, megjithatë ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, në të cilin, të premten u arrit marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit.