22 Dhjetor 2024

Fule: KE-ja, neutrale ndaj statusit të Kosovës

Bruksel, 31 mars - “Komisioni Evropian ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, por ne shohim të ardhme të qartë evropiane si për Kosovën edhe për Serbinë”, deklaroi eurokomisioneri për zgjerimin, Shtefan Fule.

Ai shtoi se BE-ja po punon ngushtë me Kosovën “veçanërisht në tre fusha, që janë të rëndësishme për aspiratat evropiane të saj”.

“Bashkëpunimi në rajon dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme”, tha Fule. Eurokomisioneri për zgjerimin theksoi se sheh “vendosmëri në mesin e udhëheqësve të Ballkanit për të zgjidhur problemet në të njëjtën kohë me bisedimet për anëtarësim”.Shtefan Fule i bëri këto komente në një intervistë për EurActiv. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)