24 Dhjetor 2024

Fule: Integrimi do të ndryshojë raportet Serbi-Kosovë

Bruksel, 2 shkurt - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule, ka deklaruar se për momentin e sheh të ndarë proçesin e integrimit europian të Serbisë dhe bisedimet me Kosovën. Sipas tij shteti serb ka hyrë në një fazë të re të proçesit të integrimit që pas dorëzimit të të pyetësorit në Komisioni Evropian.

"Momentalisht nuk shoh ndonjë lidhje mes bisedimeve me Kosovën dhe integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian", ka thënë Fule gjatë një intervistë për një television serb. Por sipas tij në hapat në vijim që do të bëjë Serbia, atëherë këto dy proçese do të ndikojnë shumë te njëri-tjetri.

"Mendoj se aktualisht është me rëndësi që të fillojnë bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, me temat që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, në veçanti të atyre të pjesës veriore të saj".ka deklaruar komisioneri për zgjerim Fule.

Ai ka deklaruar se Komisioni Evropian është impresionuar nga përgjigjet e shpejta që ktheu Serbia gjatë fazës së pyeteësorit, por ka më tej se proçesi i integrimti të këtij shteti vetëm sa ka filluar dhe fazat e vështira janë ende për tu kaluar.

Ndërkohë që një ditë më parë mediat serbe raportuan se lidhur me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës ku BE kishte vendosur ndërmjetësuesin e saj për të qënë pjesë bisedimeve. Sipas këtyre burimeve , i dërguari i baroneshës Ashton për bisedimet mes Kosovës dhe Beogradit që parashikohen të nisin në mars do të jetë Robert Kuper, një njohës i mirë i çështjeve ballkanike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)