Fule: E ardhmja e Ballkanit është në BE
Selanik, 8 maj - Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë Konferencës Ministeriale që po zhvillohet në Selanik të Greqisë dhe në qendër ka zgjerimin e Bashkimit Europian.
Fyle deklaroi se, zgjerimi me Ballkanin Perëndimor sjell paqe, stabilitet dhe prosperitet.
Deklarata e Selanikut të vitit 2003 - një deklaratë ku Bashkimi Evropian përsëriti mbështetjen e saj pa ekuivoke për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Nuk kishte asnjë dykuptimësi. Deklarata e shprehur qartë theksonte se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, një perspektivë e nënvizuar disa ne vazhdimësisë nga zyrtarët Europiane, deklaroi Fule.
Komisioneri për Zgjerimin thekson edhe rëndësinë e marrëveshjes Kosove-Serbi, e cila demonstron mjaft qartë rëndësinë e bashkëpunimit dhe pajtimit.